NDESHJA E RADHËS

Lojtari Mikael Rakipaj nenshkruan kontrate profesioniste me klubin FK Apolonia
Mediat

ZYRTARE/ Një 19-vjeçar për Apoloninë, “godet” presidenti Koço Kokëdhima

ZYRTARE/ Një 19-vjeçar për Apoloninë, “godet” presidenti Koço Kokëdhima

Postuar nga:

Shpëndaje në:

Share on facebook
Share on whatsapp
Share on linkedin
Share on twitter
Share on email

Mikael Rakipaj është lojtari më i ri i skuadrës së Apolonisë. Është klubi fierak që ka bërë me dije se futbollisti i Akademisë ka nënshkruar sot kontratën profesioniste me në krye presidentin Koço Kokëdhima.

Në një njoftim të bërë në kanalin zyrtar përshkruhej ky lojtar, i cili ka qenë një nga më të spikaturit te moshat.

“Nga sot Mikael Rakipaj është lojtar profesionist i F.K. Apolonia.

I rritur pranë Akademisë Fier, prej më shumë se 10 vitesh, Mikael ka luajtur me U-19 dhe ka qenë titullar në këtë skuadër.

Lojtar energjik, i fortë, i shpejtë, fitues në çdo dyluftim dhe me vizion të mirë për lojën, Mikael ka luajtur me U-19 si lojtar i spikatur dhe që i ka dhënë skuadrës kontribute të çmuara”, thuhej në njoftimin e klubit të Apolonisë.

Lajme e fundit

×