Përfundoi në Tiranë ndeshja e U15 M Partizani-Apolonia me rezultatin 2-1.
Trajneri i skuadrës së Apolonisë Sokol Argjendari shprehet me shumë keqardhje për humbjen:
“Dje kemi zhvilluar ndoshta ndeshjen më të bukur të sezonit. Është mëkat të mundesh duke parë që ti je më i miri. Arsyeja e humbjes, mendoj që ishte mungesa e përqendrimit. Kishim përzgjedhur një mënyrë loje, e cila na rezultoi efikase në presion të lartë, në markimin 1 kundër 1 në mesfushë dhe mbrojtje.
Sulmet i përgatitëm të shpejtë me pasa vertikalë, por, fatkeqësisht, na mungoi finalizimi, duke patur 4 raste vetëm për vetëm me portierin.
Na mungoi edhe fati, sepse goditëm dy herë shtyllën. Gabuam në golin e parë se nuk e kuptuam që loja filloi dhe ky detaj na kushtoi një gol të pësuar në 30 sekonda. Gabuam edhe në fund të ndeshjes, për një gabim teknik të një lojtari të ri pësuam golin e dytë.
Ajo që më pëlqeu është se ekipi ishte i organizuar, me dëshirë, i sakrifikuar dhe me plot cilësi. Kemi aktivizuar edhe 4 lojtarë të vitlindjes 2009. Më vjen keq për humbjen, por mora sinjale pozitive nga ekipi.
Do të punojmë që të mos gabojmë në asnjë detaj, sepse ne jemi Apolonia”