Ndeshja midis skuadrës së I-rë të femrave të Apolonisë dhe Teutës u zhvillua sot në Durrës me rezultatin 0-15 për Apoloninë.
Nga Apolonia shënuan: Troka në 9′,22′,44′ , 50′, 63′, 75′( 6 gola), Hamonikaj në 48′, 67′, 69′ ( 3 gola), Levendi në 21′, 54′, ( 2 gola), Ndoj në 25′, Mema në 30′,72′( 2 gola), Demiri në 76′.
Trajneri Sokol Zhupa shprehet: “Ndeshja shkoi mirë dhe vajzat u paraqitën vërtet mirë. Levendi asistoi 7 herë. Daljet në sulm ishin të mira dhe u shfrytëzuan rastet e krijuara”.
“Në pjesën e dytë bëmë disa zëvendësime Troka me Xhindolen, Danaj me Iljadhin dhe Bogdani me Ndoj”.
Skuadra e femrave e Apolonisë është nënkampione e vendit prej disa vitesh.
Sfida e kësaj skuadre dhe e trajnerit të saj është dalja kampion.












