Sot zhvillohet ndeshja e kombëtares sonë për U-19 femra me Kombëtaren e Liechtenstein në stadiumin “Air Albania” në orën 2.30.
Ndeshja zhvillohet në kuadrin e kualifikimeve për kampionatin europian të U-19 për femra, në grupin B7.
Në skuadrën kombëtare janë grumbulluar 4 vajza të skuadrave të F.K. Apolonia, përkatësisht:
Xhesika Ndoj, Rexhina Troka, Aglia Iliadhi dhe Marinela Mema.
Kombëtarja jonë U-19 ka luajtur ndeshjen e shkuar me skuadrën e U-19 të Skocisë dhe ka humbur.
Në ndeshjen me Skocinë, Xhesika Ndoj ishte lojtarja më e mirë e skuadrës së U-19 të Shqipërisë. Kujtojmë se vajzat e Klubit të Apolonisë grumbullohen vazhdimisht në skuadrat kombëtare dhe kanë dhënë lojë të bukur dhe gola.
Futbolli i femrave nuk është komercializuar ende në Shqipëri, gjë që pengon shumë në zhvillimin e këtij futbolli për të ftuar vajza që duan të bëhen futbollistë, sikurse dhe për të nxitur më shumë investime serioze në këtë futboll.
Klubi i F.K. Apolonia është ndër klubet e para që ka zhvilluar futbollin e femrave dhe i jep rëndësi të madhe çdo vajze që afrohet ne Akademinë e saj, trajnimit, edukimit si futbolliste dhe zhvillimin e vajzave në mënyrë profesionale.












