Sapo përfundoi ndeshja Apolonia-Burreli për meshkuj me rezultatin 2-1 për ekipin e Apolonisë.
Pjesa e parë u zhvillua pa shumë surpriza, e qetë dhe pa raste për t’u shënuar, por pjesa e dytë ishte e fortë dhe me përpjekje serioze për të shënuar.
Goli i parë u shenua nga burrelasit, kurse dy gola e tjerë në vazhdim u shënuan nga Francis Ndubuisi Ene, mbrojtësi nigerian dhe Mario Gjata, sulmuesi fierak, duke e ngjitur ekipin e Apolonisë me 3 pikë në tabelën e klasifikimit dhe duke e çuar përpara drejt Play Off-it.
Apolonia e zotëroi lojën dhe e bëri të pamundur depërtimin në zonë të kundërshtarit dhe e mbajti atë larg nga porta e tyre, sidomos në pjesën e dytë.