NDESHJA E RADHËS

Mediat

Apolonia përforcon skuadrën, dy talente të skuadrës fierake po testohen në Itali

Apolonia përforcon skuadrën, dy talente të skuadrës fierake po testohen në Itali

Postuar nga:

Shpëndaje në:

Share on facebook
Share on whatsapp
Share on linkedin
Share on twitter
Share on email

 

Postuar: Mars 24, 2023

Ata aktivizohen rregullisht dhe janë pjesë e rëndësishme e Apolonisë. Gjithçka nisi vitin e kaluar me përfaqësimin dinjitoz në arenën ndërkombëtare “Uefa Youth League”.

Një tur i kaluar me meritë të plotë, ku eliminuan kazakët e Astanës, ndërsa më pas hasën në pengesën kroate të Hajduk Splitit. Suksesi në Shqipëri i të rinjve të Apolonisë është i garantuar, pasi kanë dalë disa herë kampionë, madje edhe këtë vit janë në garën për titullin.

Së fundmi “Panorama Sport” mëson se dy talentet e Apolonisë, mesfushorët Xhoel Lutaj dhe Enea Topi, ndodhen në Itali për të marrë pjesë në turneun e famshëm “Viareggio Cup”.

Në këtë turne ndërkombëtar marrin pjesë plot 32 skuadra nga e gjithë bota, mes tyre Sampdoria, Empoli, Torino, Sasuolo dhe Fiorentina. Dy të rinjtë fierakë, Lutaj dhe Topi i janë bashkuar ekipit të “Euro Academy New York” dhe kanë mundësinë e artë për të shpalosur gjithë potencialin e tyre.

Aktivizimin e parë e bënë më 21 mars përballë Fiorentinës. Kjo e fundit fitoi me rezultatin e thellë 5-1, por dy të rinjtë fierakë patën minuta të konsiderueshme, plot 75.

Dje u zhvillua edhe ndeshja e dytë, ku përballë kishin Monterosi Tuscia dhe këtë herë aktivizimi i tyre ishte i plotë. Ndërsa ndeshja e tretë dhe e fundit do të zhvillohet nesër përballë Seravezas.

HILMI SALIU – PANORAMASPORT.AL

Lajme e fundit

×