NDESHJA E RADHËS

Anëtar

KIRI MUNDIJA

ANËTAR- FK APOLONIA

I lindur në Shkodër më 17 gusht 1992.

EDUKIMI

U diplomua në Universitetin Katolik të Milanos në “Metodat sasiore për Ekonominë dhe Financën”.

KARRIERA

Vitin 2000

Ai transferohet me familjen në veri të Italisë në vitin 2000, ku zhvilloi dhe përfundoi të gjithë ciklin shkollor dhe akademik me rezultate të shkëlqyera.

Vitin 2020

Në vitin 2020 kthehet në Shqipëri për të punuar pranë F.K. Apolonia sh.a në ekipin e menaxhimit të Klubit.

Vitin 2022

Në vazhdën e thellimit të kualifikimeve, në qershor 2022 merr certifikatën e meritës në “Football Management” nga Universiteti i Lozanës në bashkëpunim me UEFA-n. Z. Mundija mbulon në mënyrë permanente projekte të kërkim-zhvillimit, zbatimit të politikave, standardeve dhe procedurave, rritjes profesionale të stafit teknik e profesional, marrëdhënieve permanente me Federaten Shqiptare të Futbollit si dhe me institucionet e tjera ndërkombetare të futbollit.
×