NDESHJA E RADHËS

Arkiva

Borova: Me 2-3 përforcime, Apolonia e arrin objektivin!

Borova: Me 2-3 përforcime, Apolonia e arrin objektivin!

Postuar nga:

Shpëndaje në:

Share on facebook
Share on whatsapp
Share on linkedin
Share on twitter
Share on email

Një fitore që mund të vlejë shumë në fund të sezonit, i këtij mendimi është zëvendës-trajneri i Apolonisë Bledar Borova i cili në mikrofonin e Supersport pas fitores 2-1 ndaj Kastriotit theksoi se me 2-3 lojtarë me eksperiencë që mund të afrohen në merkaton e janarit, Apolonia mund të mbetet në Superiore edhe sezonin e ardhshëm.

“Të gjithë luftuam për këtë fitore sot. Pikët ishin shumë të rëndësishme. Me ardhjen e trajnerit të ri dhe disa lojtarëve, ekipi mund të arrijë objektivat. Mendoj që objektivi është i arritshëm. Rivalët tanë, janë aty-aty. Afrimet do e ndryshojnë ekipin dhe rezultate. E rëndësishme sot është fitorja. Ne duam që të rrisim këta lojtarë, me dy tre të tjerë me eksperiencë. Shpresoj që deri në fund të arrijmë objektivin tonë.”, tha Borova për “Supersport”.

Lajme e fundit

×