Në kuadër të Kategorisë së Parë U19, Apolonia u përball me KF Shkodra në ambientet e Akademisë FK Apolonia, në një ndeshje që përfundoi me rezultatin 1-2 në favor të skuadrës shkodrane.
Golin e vetëm për Apoloninë e shënoi Desion Rustemi në minutën e 9-të të takimit.
Pavarësisht përpjekjeve të skuadrës sonë, ndeshja u mbyll me fitoren e miqve.
Apolonia U19 do të vijojë punën dhe përgatitjet për sfidat e ardhshme të kampionatit.











