Apolonia U18 u mposht me rezultatin 2-1 nga Egnatia, në një ndeshje të luftuar.
Apolonia kaloi në avantazh që në minutën e 2-të, me Kleron Allushajn, duke nisur ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme. Egnatia reagoi dhe arriti të rikthejë baraspeshën, përpara se të shënonte edhe golin e dytë.
Apolonia kërkoi deri në fund mundësinë për të dalë me pikë nga kjo transfertë, por rezultati nuk ndryshoi dhe takimi u mbyll me rezultatin 2-1.












