Në javën e parë të Kategorisë së Dytë, FK Apolonia e ka nisur kampionatin me një fitore 2-1 ndaj Tomorit.
Apolonia kaloi në avantazh në minutën e 23-të me Derrick Owusu, në minutën e 61 kaloi në avantazh me golin e Muhamed Mehmeti.
Ndërsa pë Tomorin golin e vetëm e shënoi Krius Daullxhiu në minutën e 82-të.
Një nisje pozitive për Apoloninë, e cila merr tre pikët e para të sezonit dhe e nis me këmbën e mbarë rrugëtimin në Kategorinë e Dytë.











