FK Apolonia u mposht me rezultatin 2-1 nga KF Iliria në transfertë, në një ndeshje të luftuar deri në fund.
Vendasit kaluan në avantazh në pjesën e dytë me golin e shënuar nga Abdul Latif Jakubu në minutën e 53-të. Apolonia reagoi dhe arriti të barazojë në minutën e 78-të m Olanrewaju Folorunsho, duke rikthyer përkohësisht ekuilibrin në lojë.
Megjithatë, në minutat shtesë të takimit, Iliria gjeti golin e fitores me Mohamed Ange Fofana, duke vulosur rezultatin përfundimtar 2-1.











