FK Apolonia u mposht me rezultatin 2-0 në transfertë ndaj Kukësit, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Kukës Arena”.
Sfida u vështirësua për skuadrën fierake që në pjesën e parë, ku në minutën e 21-të Apolonia mbeti me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Miracle Amagba.
Në pjesën e dytë, vendasit shënuan në minutën e 55-të dhe në minutën 61.
Pavarësisht përpjekjeve dhe sakrificës në fushë, Apolonia nuk arriti të ndryshojë rrjedhën e ndeshjes.











