FK Apolonia u mposht me rezultatin 2-1 në transfertë ndaj KF Laçi, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin e Laçit.
Skuadra vendase kaloi në avantazh në minutën e 22-të me golin e shënuar nga Harrison Izuchukwu Jiakponna. Apolonia reagoi dhe arriti të barazojë në fundin e pjesës së parë, me golin e realizuar nga Romarjo Sulo.
Në pjesën e dytë, Laçi gjeti sërish rrugën e rrjetës në minutën e 73-të me Olsi Myrta.
Pavarësisht përpjekjeve të skuadrës sonë për të rikthyer baraspeshën, ndeshja u mbyll me fitoren e vendasve.
Apolonia tashmë fokusohet në ndeshjet e radhës të kampionatit.











