FK Apolonia u përball me KF Skënderbeun në stadiumin “Skënderbeu”, në një ndeshje e cila përfundoi me rezultatin 3-2.
Skuadra jonë e nisi shumë mirë sfidën dhe kaloi në avantazh që në minutën e 7-të me golin e Romarjo Sulos.
Vendasit reaguan dhe Saleh Nasr, shënoi në minutat 40, 61 nga penalltia dhe 80-të.
Apolonia nuk u dorëzua duke shënuar në minutën e 89-të me Enea Topin.
Pavarësisht humbjes, ekipi tregoi karakter dhe shpirt gare, ndërsa fokusi tashmë kalon te sfidat e radhës në kampionat.











