FK Apolonia U16 u mposht me rezultatin 1-2 ndaj AF Elbasani, në një ndeshje të luftuar deri në fund.
Skuadra fierake e nisi shumë mirë takimin, duke kaluar në avantazh që në minutën e 3-të me golin e shënuar nga Francesko Vokopola. Megjithatë, në minutën e 40-të, një autogol i Kristi Semanjakut riktheu baraspeshën në rezultat.
Në pjesën e dytë, AF Elbasani arriti të shënojë golin e fitores në minutën e 66-të me Orgest Shtogun, duke vulosur shifrat përfundimtare të takimit.












