FK Apolonia barazoi me rezultatin 2-2 ndaj KS Pogradeci, në një ndeshje të luftuar deri në fund, e zhvilluar në stadiumin “Loni Papuçiu”.
Skuadra mike kaloi e para në avantazh në minutën e 11-të me golin e shënuar nga Suleiman Danladi.
Apolonia reagoi dhe arriti të rikthejë baraspeshën në minutën e 30-të me realizimin e Mmesoma Anthony Umejiego, duke mbyllur pjesën e parë në barazim.
Në fillimin e pjesës së dytë, ishte sërish Umejiego që gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 48-të, duke kaluar Apoloninë në avantazh, por në minutat shtesë të takimit, Pogradeci fitoi një penallti, e cila u shndërrua në gol nga Vagjel Zguro, duke vulosur rezultatin përfundimtar 2-2.











