FK Apolonia U14 barazoi 1-1 me KF Skënderbeun, në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Elite U14, Grupi B, e zhvilluar në Akademinë “FK Apolonia”.
Miqtë kaluan të parët në avantazh në minutën e 34-t me golin e shënuar nga Lisandro Mucaj.
Apolonia reagoi në pjesën e dytë, duke gjetur golin e barazimit në minutën e 47-të me Dion Ndrekon, i cili vulosi rezultatin përfundimtar të takimit.
Një paraqitje pozitive për ekipin U14 të Apolonisë, që vazhdon rrugëtimin në kampionat me përkushtim dhe objektiva të qarta zhvillimi.












