FK Apolonia Femra siguroi një fitore të thellë 8–1 ndaj Kinostudio Femra, në ndeshjen e vlefshme për turin 1/4 të Kupës së Shqipërisë, e zhvilluar në Akademinë “FK Apolonia”.
Skuadra jonë dominoi takimin që nga minutat e para.
Klea Hamonikaj hapi serinë e golave me dy realizime në minutat 17 dhe 29, ndërsa Nicole Ndjock Pouhe shënoi në minutat 25 dhe 37.
Esther Owusu realizoi golin e pestë në minutën e 55-të.
Në pjesën e dytë, Erisa Alushaj shënoi në minutën e 68-të, Refjona Luari realizoi në minutën e 71-të, ndërsa Xhulia Xhindole vulosi shifrat përfundimtare me golin e minutës së 74-t.
Goli i vetëm për Kinostudio Femra u shënua nga Megi Kore në minutën e 66-të.
Me këtë fitore të merituar, Apolonia Femra siguron kualifikimin në fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, duke konfirmuar formën pozitive dhe ambiciet për të shkuar deri në fund të këtij kompeticioni.











