FK Apolonia u mposht me rezultatin 2-0 nga KS Burreli, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Liri Ballabani”.
Goli i parë për Burrelin u shënua në minutën e 67-të nga pika e bardhë e penalltisë, me autor Albi Xhabrahimi.
Në minutën e 71-të, vendasit dyfishuan shifrat me golin e realizuar nga Lorenxho Murra, duke vulosur rezultatin përfundimtar 2-0.
FK Apolonia do të vijojë punën me fokus maksimal për ndeshjet e radhës, me synimin për t’u rikthyer sa më shpejt te rezultatet pozitive dhe për të përmbushur objektivat e sezonit.











