Në ndeshjen e fundit para pushimit dimëror, FK Apolonia u përball me KF Laçin e zhvilluar në stadiumin “Loni Papuçiu”, e cila u mbyll me rezultatin 0-2 në favor të miqve.
Pjesa e parë u karakterizua nga rivalitet i fortë dhe ritëm i lartë loje.
Laçi arriti të gjejë golin në minutën e 42-të me Amadou Traore dhe nga Sander S. Kalaj në minutën e 47-të.
Pas kësaj sfide, FK Apolonia do të fokusohet në përgatitjet për merkaton e janarit dhe pjesën e dytë të sezonit, me objektivin për t’u rikthyer më e fortë dhe për të garuar maksimalisht në fazën e ardhshme të kampionatit.











