FK Apolonia u mund me rezultatin 1-0 në transfertën ndaj KS Kastrioti, në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Redi Maloku”.
Goli i vetëm i takimit u shënua në pjesën e parë nga N’Guessan Oliver Thomas në minutën e 67, i cili i dha avantazhin skuadrës vendase.
Apolonia e kërkoi me ngulm barazimin, duke krijuar raste dhe duke ushtruar presion të vazhdueshëm, por pa arritur të konkretizojë.
Përpjekjet e bardhëjeshilëve nuk mjaftuan, dhe ndeshja u mbyll me fitoren minimale të Kastriotit.











