Janë ftuar të jenë pjesë e skuadrës Kombëtare Shqiptare U15, 6 lojtarë nga Akademia e FK Apolonisë: Alvi Kumbaro, Samuel Kadhe, Alvi Mahmutaj, Samuel Koçi, Florian Lushaku dhe Samed Lushaku.
Me të gjithë lojtarët e grumbulluar nga të perzgjedhurit e moshave U14, U15 dhe U16 më të mirë të klubeve do të zhvillohen ndeshje provë. Të grumbulluarit do të ndahen në 2 skuadra për të parë, piketuar dhe përzgjedhur lojtarët për skuadrën U15 të Kombëtares, e cila merr pjesë në gara miqësore por jo vetëm.
Suksese djemve tanë.












